Vranësira dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

8 months ago 26
Reklamë

Vendi ynë ditën e sotme do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta deri pas mesdite. 

Si fillim vranësirat do të gjenerojnë reshje shiu në zonat jugore të Shqipërisë dhe në orët e vona të pasdites i gjithë territori do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë do të mbeten prezent edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 75 km/h nga drejtimi permanent Jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim të lartë deri në 6 ballë.

Top Channel

Read Entire Article