Vrasja e Behar Sofisë, GJKKO dënon me 127 vite burg pesë autorët

7 months ago 26
Reklamë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka dënuar mme 127 vite burg 5 të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, raporton se për 5 të akuzuarit për ekzekutimin e Behar Sofisë është dhënë në total një dënim prej 127 vitesh burg.

Të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë janë Ernjet Shyti, Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Leonar Xhixha.

Më konkretisht Ernejt Shyti autori i vrasjes i cili më pas u bë bashkëpuntor i drejtësisë pasi zbërheu rolin e personave të tjerë të përfshirë në krim është dënuar me 7 vite burg.

Leonar Xhixha, Bujar Leza, Xhuliano Visha dhe Skënder Vathi janë dënuari me nga 30 vite.

Vrasja e Behar Sofisë

Behar Sofia i njohur si “Bossi i Drogës” u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit të vitit 2021, nga Ernejt Shyti, vetëm pak metra larg Piramidës.

Sofia ka qenë duke ecur përgjatë Lanës, në moment i afrohet Shtyi i cili pasi e ndjek për disa metra i afrohet dhe e qëllon nga afër duke e lënë të vdekur në vend.

Kujtojmë që në atë periudhë kanë qenë ende në fuqi disa nga masat anticovid dhe autori lëvfizte i maskuar me maskë anti-Covid, dhe me syze.

Pas atentatit Shyti është larguar drejt Kodrave të Liqenit. Shyti u arrestua në Mal të Zi ndërsa në dëshminë e dhënë në Gjykatë ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë.

Read Entire Article