Zbulohet qendra e masazhit e kthyer në “fole” prostitucioni në Tiranë, arrestohet 31-vjeçarja, në pranga dhe 2 persona të tjerë

6 months ago 27
Reklamë

Një tjetër qendër masazhi e kthyer në ‘fole’ prostitucioni është zbuluar sot në kryeqytet. Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçare, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i saj.

Po ashtu janë arrestuar edhe një persona të tjerë, si dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë. Gjatë aksionit të policisë në këtë qendër, janë sekuestruar edhe shumë parash të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Policia sqaron se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale;

– I. B., 21 vjeç, banues në Skrapar, klient në qendrën e masazheve;

– M. C., 37 vjeçe, banuese në Durrës, punonjëse në qendrën e masazheve.

▪️u proceduan penalisht:

– D. H., 38 vjeçe, L. S., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve;

– A. B., 34 vjeç, A. I., 28 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, klientë në qendrën e masazheve;

▪️po punohet për kapjen e shtetasit O. Rr., 38 vjeç.

“Shtetasit O. Rr. dhe E. O., administronin një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit”, deklaron policia.

Top Channel

Read Entire Article