Zjarr në një ndërtesë 2-katëshe në Memaliaj, shkrumbohen 3 apartamente

8 months ago 28
Reklamë

Një pallatë 2-katësh në Memaliaj është përfshirë nga flakët.

Ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, në lagjen nr.3 të qytetit.

Nga zjarri u dogjën  plotësisht 3 apartamente në katin e dytë dhe 3 apartamente  po në katin e dytë u prekën pjesërisht nga flakët.

Nuk pati pasoja në njerëz.

Në aksionin që zgjati dy orë e gjysmë morën pjesë rreth 30 efektivë nga forcat zjarrfikëse të Memaliajt të mbështetura edhe nga forcat policore, Bashkia Memaliaj dhe 1 mjet zjarrfikës nga Bashkia Gjirokastër.

Shkak i zjarrit mendohet të jetë nga pajisjet ngrohëse të lëna në punë gjatë natës.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse  mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat,  (pallati ka nga 8 apartamente në çdo kat).

Të gjithë banorët e pallatit u evakuan deri në përfundim të operacionit dhe nuk pati persona të lënduar./vizionplus.tv

Read Entire Article