Diplomatët austriakë priten nga Rama dhe ministri Hasani: Austria mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

6 months ago 20

Kreu i qeverisë Edi Rama ka pritur në një takim ministren federale të Austrisë për BE-në dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, së bashku me ministrin Federal të Punës dhe Ekonomisë në Austri, Martin Kocher. Ata ndodhen në Shqipëri në kuadër të vizitës zyrtare në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Edtstadler së bashku me Kocher janë ndalur sot në Tiranë ku janë pritur nga kryeministri Rama si dhe nga ministrat Igli Hasani, Blendi Gonxhja dhe Majlinda Dhuka.

Në llogarinë e saj në platformën “X”, diplomatja austriake ka publikuar pamje nga takimi me Ramën dhe ministrat.

Ajo ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin dhe mbështetjen e Austrisë ndaj rrugëtimit të Shqipërisë drejt familjes të mëdha europiane.

“Dita 2 në Ballkanin Perëndimor. Me ministrin Martin Kocher vazhduam udhëtimin tonë për në Shqipëri. Shumë faleminderit kryeministrit Edi Rama për pritjen e ngrohtë në Tiranë. Patëm shkëmbime të vlefshme mendimesh me ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe ministrin e Ekonomisë Blendi Gonxhja dhe ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren e BE-së Majlinda Dhuka. Austria mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”, shkruan diplomatja.

Day 2 in the Western Balkans. Federal Minister @MagratheanTimes and I continued our trip to Albania. Many thanks to Prime Minister @ediramaal for the warm welcome in Tirana.

Valuable exchanges of views with Foreign Minister @IgliHasani, Minister of Economy Blendi Gonxhja and… pic.twitter.com/iyAHA2Ke8G

— Karoline Edtstadler (@k_edtstadler) April 5, 2024

Read Entire Article