Do të shfyrtëzonte për prostitucion 40-vjeçaren, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

7 months ago 15
Reklamë

Një 39-vjeçar ka rënë në pranga në Durrës, pasi dyshohet se do të shfrytëzonte për prostitucion një shtetase 40 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës vunë në pranga shtetasin A. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se do të shfrytëzonte për prostitucion, një shtetase 40 vjeçe”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article