Avokatja e Jamarbër Malltezit, Antoneta Sevdari, në një prononcim për Top Channel, tregoi se ka kërkuar shtyrje për seancën e klientit të saj
“Unë do jem në një gjykim qe nuk e le dot, ndërsa avokati tjetër nuk është në Shqipëri”, tha avokatja Sevdari.
Me të njëjtin arsyetim, edhe avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kërkuan shtyrje të seancës. Avokati Sokol Mëngjesi tregoi se kanë një agjendë tjetër dhe nuk mund të vijnë në orën 10:00 për të shoqëruar Berishën.
Berisha dhe Malltezi ndodhen në “arrest shtëpie”, pasi ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv, Partizani.
Top Channel