I dehur në timon, shoferi tenton të korruptojë policin e Rrugores në Tiranë

6 months ago 22

Një 40-vjeçar në Tiranë ka tentuar të korruptojë efektivin e policisë rrugore, për t’i shpëtuar gjobës.

Policia e Tiranës bën me dije se shtetasi A. Sh., 40 vjeç, i cili u konstatua duke kryer parakalim të gabuar, pas verifikimit, rezultoi në efektin e alkoolit. I kapur në shkelje, ky shtetas ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit, ryshfet.

Njoftimi Policisë

Shkon në 36 numri i shtetasve të arrestuar për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të Policisë Rrugore, mbetur në tentativë.

Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv ndaj punonjësve të Policisë.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet, në 112./vizionplus.tv/

Read Entire Article