Makina përplas për vdekje endacakun në Vorë

6 months ago 33

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në hyrje të Vorës.

Një 33 vjeçar me iniciale F.K , banues në Tiranë, rreth orës 03:00, në hyrje të Vorës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas ende të paidentifikuar (endacak). Blutë e Tiranës bëjnë me dije se arretsuan shoferin e makinës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv.

Read Entire Article