“Pse kaq bujari me Italinë”? Gazetari italian replikon me Ramën: A ka kërkuar Beccheti bllokimin e 100 mln eurove?

8 months ago 24

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një diskutim me një gazetar italian gjatë pritjes së liderëve të rajonit në tapetin e kuq përpara “Pallatit të Kongreseve”.

I pyetur se pse ishte kaq bujar me Italinë për marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar me Melonin, duke qenë se ka një kosto prej 100 milionë eurosh, Rama theksoi se kjo është çështje e Italisë.

Insistimit të gazetarit nëse është në dijeni që Beccheti ka kërkuar bllokimin e këtyre 100 milion eurove, Rama replikoi shkurtimisht se nuk e njihte.

Replika Rama-gazetari italian:

Gazetari: Pse kaq bujari me Italinë?

Rama: Pse jo.

Gazetari: Kjo bujari ka një kosto prej 100 mln euro në 5 vjet për sigurinë qe duhet të garantojë policia shqiptare jashte kampeve.

Rama: Çështja e kostove është çështje e Italisë dhe merret ajo.

Gazetari: A iu rezulton që Beccheti ka kërkuar bllokimin e këtyre 100 mln eurove?

Rama: Nuk e di kush është Beccheti.

Gazetari: A rrezikon që pas 5 vitesh kur mbaron kjo marrëveshje, nëse ka tjetër qeveri në Shqipëri, marrëveshja mund të anulohet?

Rama: Nuk mund ta parashikoj.

Top Channel

Read Entire Article