Të burgosurit e IEVP-së në Lushnje peticion drejtuar mazhorancës dhe opozitës: Miratoni amnistinë, liria për ne është e shenjtë

7 months ago 18

Rreth 120 të burgosur që vuajnë dënimin në “IEVP Kosovë”, në Lushnje, me anë të një peticioni kërkojnë miratimin e amnistisë.

Në një peticion të firmosur nga të gjithë të burgosurit ata kërkojnë që të ketë një konsensus midis opozitës dhe mazhorancës për miratimin e kësaj amnistie.

“Nëse kjo amnisti do të bëhej 2 vjet e përgjithshme do të ishte një bonsense për të gjithë të dënuarit sepse shumica nga ne lirohen dhe përfitojmë lirinë që për ne është shumë e shenjtë. Kemi që në muajin Dhjetor që presim miratimin dhe ka mbi 3 vite që nuk është bërë një amnisti dinjitoze, shkruajnë në këtë peticion të burgosurit”, shkruhet në këtë peticion.

Bashkëlidhur me këtë peticion janë edhe firmat e 120 të burgosurve që vuajnë dënimin në këtë IEVP Kosovë.

Top Channel

Read Entire Article