Arrestohet shqiptari që qëlloi me breshëri plumbash tre të rinj në Greqi

6 months ago 31

Autoritetet greke kanë zbardhur atentatin e ndodhur në dhjetor të 2023-it në Gazi të Greqisë ndaj tre të rinjve.

Sot, 4 prill 2024, në kuadër të një megaoperacioni kundër grupeve kriminale, policia identifikoi dhe arrestoi autorin e atentatit në Gaza. Bëhet fjalë për një shetats shqiptar, Nardi Ismet Idrizi rreth 37 vjeç.

Mbrëmjen e 16 dhjetorit të 2023-it 37-vjeçari shqiptar i bëri pritë me një xhip të zi të rinjve nga Kreta jashtë një lokali nate.

Ai qëlloi me një pistoletë dhe plagosi rëndë të të rinjtë të cilët kidhin shkuar në Gazi të Athinës për te festuar me miqtë e tyre.

Më herët policia arrestoi edhe mikun e tij Emiliano Jakupi, i cili ishte i pranishëm në automjet dhe ishte pikërisht shkaku që nisi sherri mes dy palëve. Jakupi u tha agjentëve që e arrestuan se nuk kishte qëlluar mbi viktimat, çka duket edhe në videon e publikuar prej autoriteteve.

Emiliano Jakupi ka qenë i shpallur në kërkim edhe për një ngjarje tjetër të ndodhur 9 muaj më parë, atë të ekzekutimit të shtetasit shqiptar Pëllumb Islami  në vendin e quajtur Neo Iraklio.

Idrizi është deportuar dy herë nga Greqia dhe është rikthyer. Në 2012 ai ka qenë ndër të dyshuarit kryesorë të një grabitje të armatosur në Vlorë.

I njohur edhe si Fatbardh Idrizi, në gusht të 2012 ka grabitur 350 mije lekë në një karburant në Vlorë dhe ka hapur zjarr ndaj ndaj patrullës së policisë, ku ndodheshin policët Isuf Lamaj dhe Besnik Brahimaj. Vëllai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se Coles dhe është vrare. Pas vdekjes, ai ka marre emrin e të vëllait.

/vizionplus.tv/

Read Entire Article