EMRI/ U shpëtoi për mrekulli plumbave, Larushku: Nuk e pashë kush qëlloi për shkak të errësirës

7 months ago 29

Një tjetër atentat me armë ka ndodhur në Shqipëri mbrëmjen e sotme, por fatmirësisht këtë herë “shënjestra” ka mundur të shpëtojë.

Gent Larushku nga fshati Grudë e Re në Shkodër është gjendur nën breshërinë e plumbave, ndërsa ndodhej në banesën e tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai ka thënë para uniformave blu se nuk e ka parë autorin për shkak të errësirës. Ndërsa ka theksuar se nuk dyshon tek askush pasi nuk ka konflikt me asnjë njeri.

“Kam qenë në automjet afër banesës kur një person që nuk arrita ta shoh nga errësira më qëlloi. Kam shpëtuar fatmirësisht ndërsa ai u largua me shpejtësi. Unë nuk kam konflikte me njeri dhe nuk di arsyen”, ka thënë Larushku para policëve.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”

Read Entire Article