Konferenca e Kryetarëve, detaje të paktit PS-Rithemelimi, çfarë do të hetojnë komisionet

7 months ago 24

Pak para mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve e cila do të mbahet sot në orën 16:00, Vizion Plus mëson detaje nga marrëveshjet që PS dhe Rithemelimi ranë dakord më 12 mars.

Në dokumentin e firmosur nga Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, drejtuar kryetares së Kuvedit Lindita Nikolla, thuhet se në 12 mars u dakordësua ngritja e Komisionit Hetimor për shërbimin publik të Sterilizimit dhe shërbmit publik të Check-Up në Shëndetësi.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjithashtu u dakordësua edhe ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e Të Dhënave të sistemit TIMS.

Në dokument thuhet se Komisioni Hetimor do të përbehët  nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PD-së dhe 8 anëtarë propozohen nga Grupi Parlametar i PS. Përberja e Komisionit caktohet me vendim të veçantë të Kuvendit.

Komisioni hetimor do të zhvillojë veprimtrainë e tij në një afat kohor prej 4 muajsh nga data e miratimit të këtij vendimi.

/vizionplus.tv/ 

Read Entire Article