Nga jeta personale e deri tek fillimet e profesionit, Buçko zbulon detaje: E dashura ime e parë ka qenë shqiptare!

6 months ago 34

Buçko ka ndarë me një pjesë të fermerëve eksperiencën e tij në Itali.

Ai ka treguar se pasi u bë viral në Tik-Tok vendosi të vinte në Shqipëri për të studiuar tregun dhe për të hapur një biznes të vetin. Buçko gjithashtu ka rrëfyer se e dashura e tij e parë ka qenë shqiptare dhe janë ndarë për shkak të distancës.

“Punoja në një restorant, isha ndihmës. Duke bërë shkollën vazhdova dhe punën. Isha 17 vjec, kisha nevojë shumë për punë edhe për shkak të dokumentave. Tre vite në Itali kam ndenjur tek motra, më vonë kam jetuar vetëm. Tek shtëpija e pronarit kam gjetur një familje të dytë. E dashura ime e parë ka qenë shqiptare, kemi jetuar bashkë 2 vite. Jemi ndarë për shkak të distancës Në restorant punova 4 vite. Në Firenze nisa një punë të re, ku ndenja 4-5 muaj. Pasi u bera viral në Tik-Tok më erdhën shumë bashkëpunime. Nuk kam pranuar asnjë ofertë në Shqipëri. Kam punuar shumë orë pune në Itali. Para se të vija në Shqipëri, shkova për një sezon dimëror në Zvicër. U bëra derr, kshuqë vendosa të vi në Shqipëri. Po studioja tregun dhe para Krishlindjeve më ka ardhur oferta për t’u futur në ferme”, rrëfen Buçko.

Read Entire Article