Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit, Balla: Nuk kam shkop magjik, së shpejti ligji i ri për policinë

6 months ago 21

Ministri i Brendshëm Taulant Balla foli sot nga foltorja e Kuvendit për procesin e vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.

Balla tha se po punohet shumë për këtë çështje. Sakaq ai pranoi se “nuk ka një shkop magjik” që në tetë muaj që është në krye të kësaj ministrie të ketë rezultate të menjëhershme.

Më tej ministri Balla  tha se së shpejti do të propozojë një ligj të ri në Kuvend për pastrimin e policisë, ku do të kërkojë mbështetje edhe nga opozita.

Taulant Balla: Sa i përket procesit të vetëpastrimit unë nuk kam shkop magjik që në 8 muaj të pretendoj  të pastroj policinë e shtetit menjëherë. Por dua t’ju shpreh angazhimin tim, shumë shpejt do vij këtu do kërkoj madje edhe mbështjen e opozitës për një ligj të ri për policinë e shtetit. Nuk kam asnjë dyshim se ka punonjës që ditën janë  me uniformë dhe natën tradhtojën besmin e qytetarëve. Me këtë po bashkëounon me interpol dhe europol që falë tyre kemi gjetur persona që sot janë pas hekurave.

/vizionplus.tv/

Read Entire Article